PAMJE/ Policia zbardh sherrin e rëndë në gjimnazin e Shkodrës: Dy vëllezërit pl*gosën 18-vjeçarin, ja gjendja e tij
Në shkollën e mesme "Shejnaze Juka" në Shkodër janë konfliktuar disa nxënës, prej të cilëve një 18-vjeçar është plagosur me thikë.
I riu është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po merr mjekimin e nevojshëm teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur midis tregut të Zadrales në qytet dhe shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja.
Policia ndërkohë po heton dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

