Konflikti për pronësinë mes familjeve në Pukë, kapet edhe 23 vjeçari që ishte në kërkim

Konflikti për pronësinë mes familjeve në Pukë, kapet

Policia ka vënë në pranga edhe 23 vjeçarin e shpallur në kërkim për sherrin me sende të forta mes dy familjeve në fshatin Gjegjan të Pukës, të ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Policia thotë se 23 vjeçari së bashku me të atin 55 vjeç u konfliktuan për motive pronësie me një 36 vjeçar dhe nënën e tij.

Më herët policia njoftoi se në pranga kishin rënë edhe 55 vjeçari dhe 36 vjeçari.

Kujtojmë që nga përdorimi i sendeve të forta, mbetën të lënduar të dy këta persona si edhe nëna e 36 vjeçarit që mori mjekim.

EMISIONET