Konfiskohen pasuritë e ish-gjyqtarit Zenelaj, i kalojnë shtetit 6 apartamente dhe 1 sipërfaqe toke
Pasuritë e ish anëtarit të gjykatës lartë Guxim Zenelaj janë konfiskuar edhe me vendim të apelit.
Në njoftimin për mediat apeli i posaçëm tha se 7 pasuri që zotëroheshin në emër të Zenelajt tashmë do ti kalojnë në pronësi të shtetit shqiptarë.
Në listën e pasurive të konfiskuara janë 6 apartamente dhe garazhe si dhe një sipërfaqe 1 mije metra katror në Porto Palermo.
Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit burg Guxim Zenelaj.
Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkon që ish-gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24-mujore.
Sipas dosjes mbi Zenelaj rëndon vepra penale e mos deklarimit të pasurisë.
Zenelaj u largua nga sistemi i drejtësisë në vitin 2017-të përpara se të përballej me procesin e Vettingut.

