"Koncesionet shëndetësore po zbrazin buxhetin"/ Alimehmeti: Sistemi publik do të kushtonte deri 70% më pak

Në emisionin “Ora e Betit”, mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e koncesioneve në sistemin shëndetësor shqiptar dhe efektin e tyre mbi buxhetin publik.

Alimehmeti thekson se koncesionet për sterilizimin, check-up, laboratorët dhe dializën marrin fonde të konsiderueshme nga një buxhet që është më i vogël se nevoja reale.

Ai thekson se shumë nga këto kontrata nuk janë analizuar për kosto-efikasitet dhe se sistemi publik do të kishte kushtuar 40 deri në 70% më pak.

"Koncesionet e laboratorëve nisën me vonesë në 2019 për shkak të ngërçeve mes operatorëve. Ata që ishin fillimisht kundërshtarë, përfunduan fituesit e kontratës. Kjo tregon qartë mungesën e transparencës."-shtoi Alimehmeti.

Mjeku shton se shëndetësia është një nga tre shtyllat themelore të shtetit dhe si e tillë nuk duhet dhënë me koncesion. Ai vë në dukje se edhe kur bëhen prokurime publike për pajisje apo reagentë, ato duhet të jenë brenda standardeve europiane dhe me kosto të qartë.

"Nuk ka asnjë kalkulim real të nevojave për koncesionet aktuale. Raporti i KLSH për 2022 tregon qartë mungesën e analizës së kosto-efikasitetit dhe se shërbimi publik do të kishte kushtuar ndjeshëm më pak."-tha ai.

Alimehmeti nënvizon se situata e koncesioneve ka implikime serioze për financat e sistemit shëndetësor dhe transparencën në menaxhimin e tij.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":

EMISIONET