EMRAT/ Sherr me th*ka mes komshinjve në Tiranë, plagosen babë e bir

EMRAT/ Sherr me th*ka mes komshinjve në Tiranë, plagosen babë e

Një sherr mes fqinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se Kristjan Thaçi, 34 vjeç, gjatë sherrit ka goditur me thikë komshiun e tij Mario Miha si dhe të atin e tij Arben Miha, me sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET