Kompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi

Kompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi

Kompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi. Lajmin e konfirmon ministrja e Shëndetësisë.

Artisti i merituar ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi"

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së zgjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte mëngjesin e sotëm për të vizituar kompozitorin e njohur.

EMISIONET