"Kombinat" plehrash, mbetjet nuk asgjësohen, ndotja afër shkollës

Ndodhem në një lagje në kombinat pas shkollës 9-vjeçare 'Shyqyri Peza.'

Kjo është pamja e plehrave dhe kazanëve të tejmbushur.

Problematike situata është për fëmijët dhe banorët e zones që e shohin si burim infeksioni e sëmundjesh.

Kjo është papastërtia që mbizotëron në zonë.

1 Shtatori po afron dhe fëmijët që do të shkojnë në shkollën “Shyqyri Peza” do të përballen me mbeturinat e papastruara dhe erën e keqe që kundërmon.

"Është rrugë kalimi për të ardhur te shkolla dhe fëmijët aty janë mëse të rrezikuar, " thotë një banor.

"Janë shumë të rrezikshme ato, vjen erë e keqe," thotë një fëmijë.

Banorët thonë se edhe pse janë ankuar tek njësia administrative 6, askush nuk është marrë me pastrimin e zonës.

"Koshat mbushen shpejt dhe bashkia të ketë detyrime për të pastruar sepse taksat paguhen rregullisht," thotë qytetari.

"Bashkia menaxhon ato që janë në qendër për t'u dukur, këto të rrugës nuk menaxhon gjë," thotë një i moshuar.

Mbeturina, ambalazhe artikujsh ushqimorë dhe inerte e barishte gjen të hedhura kudo.

Grumbullimi i mbetjeve të tilla është jo vetëm një problem estetik por edhe kërcënim për shëndetin.

"Është injorancë, këto janë për të zhdukur ne nga era e keqe. Atje lart janë më keq akoma."

Përveç përgjegjësisë së pushtetit vendor, banorët pranojnë edhe papërgjegjshmërinë qytetare.

"Fajin e kemi edhe ne se ne e bëjmë këtë katrahurë," thotë i moshuari.

"Kombinat" plehrash, mbetjet nuk asgjësohen, ndotja afër

Qytetarët që banojnë në zonë thonë se janë taksapagues të rregullt ndaj kërkojnë që bashkia tu kthejë pas me investime paratë që paguajnë rregullisht si detyrim ndaj shtetit. /OraNews/

EMISIONET