Kokainë, dhunë në familje e grabitje, arrestohen 10 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Kokainë, dhunë në familje e grabitje, arrestohen 10 persona

10 shtetas janë arrestuar në Tiranë, dhe një person u shpall në kërkim për vepra të ndryshme penale. Nga kokaina, tek dhuna në familje, grabitja e lidhje e paligjshme e energjisë, këto janë disa prej veprave penale që akuzohen këta shtetas.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën "Agush Gjergjevica", duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- I. R., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

- I. A., 18 vjeç, banues në Sarandë, si dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, pasi më datë 19.10.2023, në rrugën "Ali Kolonja", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, në një magazinë;

- D. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij;

- M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 32-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin V. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. B., 59 vjeç, pasi gjatë inspektimit nga punonjësit e OSHEE-së, ne banesën e tij u kontatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur kabuj përcjellës të energjisë elektrike, në Sharrë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Ishëm, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET