Thasët me pleh kimik në Frakull të Fierit, përfundon akti i ekspertimit: Ishin 485 kg jo 430 kg

Ekspertiza e policisë mbi thasët me pleh kimik ku ishte fshehur kokainë, ka renduar pozitën penale të ish-kryetarit të komunës së frakullit viktor cervanaku dhe pesë të arrestuarve të tjerë për trafik narkotikësh. Ndryshe nga dyshimet paraprake për 450 kilogramë drogë, sasia e konfirmuar është plot 485 kilogramë kokainë të ekstraktuara të cilat do të përpunoheshin nga kimistë të ardhur nga kolumbia. 

Ka përfunduar akti i ekspertimit për ngarkesat me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia që u sekuestruan në banesën e ish-krykonunarit të Frakullit Viktor Çervanaku, me 25 nëntor 2022.

Ndryshe nga verifikimet paraprake të nëntorit 2022, ku u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg kokainë, ekspertiza ka treguar se në fakt brenda ngarkesës janë fshehur 485 kg lëndë e fortë narkotike.

Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar "Konsistenca", ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.

Lënda narkotike me vlerë rreth 40 milionë euro, mbërriti në Shqipëri nga Mali I Zi në fund të nëntorit 2022, ndërkohë që autoritetet hetimore kishin ndjekur gjithë itinerarin e lëvizjes së saj.

Lënda narkotike që dyshohet se ishte nisur nga Kolumbia u gjet në shtëpinë e Çervanakut në Fier, ku besohet se të dyshuarit kishin krijuar një laborator të përpunimit të kokainës, ku  do të punonin ‘kimistët’ kolumbianë, për të kryer ekstraktimin e saj nga plehu kimik.

Menjëherë pas sekuestrimit të saj në pranga ranë Viktor Çervanaku, ish-kreu i komunës Frakull, Enxhi Ferhati, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Bledar Matoshi si dhe Julian Malaj.

Dyshohet se plani për të transportuar kokainën nëpërmjet thasëve me pleh, nisi në janar 2022, kur të afërmit e ish kryekomunarit hapën një biznes për plehun kimik që dyshohet se u përdor për kamuflimin e lëvizjes së drogës.

EMISIONET