"Koha e besëprerit Basha mori fund", Berisha: Rama do paguajë që luajti me pluralizmin dhe opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme mori pjesë në aktivitetin e 31-vjetorit të themelimit të PD dega Durrës.

Nga Durrësi Berisha tha se koha e Bashës ka mbaruar dhe tani do të merren me Ramën i cili do të paguajë shumë që luajti me pluralizmin dhe opozitën shqiptare.

Berisha: Ne pushuam në disa aspekte së qeni opozitë e vërtetë. Kufiri midis qëndrimit opozitar të PD dhe qëndrimit absolutisht kriminal të strukturuar të qeverisë po shuhej në qoftë se kjo e fundit me vendime dhe veprimet e saj çdo ditë, çdo janë, çdo muaj mbillte dëshpërim, pasiguri, zhgënjim tek qytetarët sot ne jemi të lirë. Pavarësisht nga regjimi i krimit, pavarësisht nga dhuna dhe presioni ne vendosëm këtë vjeshtë të ngrihemi si njerëz të lirë.

Ne vendosëm t'i themi besëprerit se koha jote mori fund, ne vendosëm t'i themi Edvin Ramës mos luaj me opozitën, shumë shpejt do ta provosh se sa shumë do të paguash për lojën tënde me pluralizmin dhe opozitën shqiptare.

EMISIONET