Kodi i ri Penal/ Softa: Vazhdojmë të ndërhyjmë sa herë ka një mazhorancë ose sa herë që dikush merr një iniciativë

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, në një lidhje për "Ora News", theksoi se ndërhyrjet e shpeshta në Kodin Penal janë shqetësuese dhe jo gjithmonë të qëndrueshme.
"35 vjet nuk janë pak në një ndryshim që mund të ketë pësuar njeriu por pavarësisht nga ndryshimi apo jo i personit, dëmi që ai ka shkaktuar, marrja e jetës, krimi i shkaktuar, nuk i kthehet dikujt tjetër.
Nuk e dimë se si dhe sa mund ta masim këtë gjë, shkallën e rrezikut të tyre nëse ata rikthehen përsëri. Flasim për moshat e reja se dikush që mund të jetë 35 vjeç, nuk janë pak, mund të jetë një jetë e tërë.
Në një kod, që në 29 vjet ne po e ndryshojmë, nuk e dimë se sa herë mund të kemi përsëri ndryshime të kodit penal, ndërhyrje, kur vetëm brenda kësaj periudhe janë ndërhyrë të paktën 60 herë.
Vazhdojmë të ndërhyjmë në kodet penale sa herë ka një mazhorancë ose sa herë që dikush merr një iniciativë.
Sigurisht nga një anë është pozitive, por nuk mund të kemi ndërhyrje të herë pas hershme, por ndoshta kjo ndërhyrje e këtij momenti është në koherencë në gjithë këto ndryshime të pësuara në shoqëri", u shpreh Softa.

