Koçibellinj: Arsyet kryesore që të rinjtë largohen janë shkollimi dhe punësimi
Ekspertja për çështjet sociale, Suela Koçibellinj e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se arsyet kryesore që të rinjtë largohen janë shkollimi dhe punësimi.
Koçibellinj: Ndoshta Tirana është ajo që mbledh pjesën më të madhe të të rinjve dhe këtu akoma ndjehet gjallëria dhe prania e tyre.
Por nëse udhëtojmë shumë pak larg Tiranës, ky është një fakt i pamohueshëm për disa aryse por arsyeja kryesore sigurisht është emigrimi.
Dhe është largimi i tyre për shkollim dhe punësim jashtë Shqipërisë.
Arsyet kryesore që të rinjtë largohen janë shkollimi dhe pastaj vjen punësimi.
Pra i bie që mangësitë tona këtu fokusohen kryesisht.

