Koçi: Gjykata u gjet para faktit të kryer, ndaj rrëzoi ankimimin e banorëve

I ftuar në studion e Ora News me moderatoren Sonila Musai ishte juristi, Gentian Koçi, i cili foli për shëmbjet e pallateve në rrugën "Myslym Keta" në njësinë administrative nr 4.

Ai deklaroi se në të njëjtën ditë kur Gjykata Administrative do të jepte vendimin për pallatin, godina u rrafshua nga fadromat ndërsa trupi gjykues u gjet para faktit të kryer dhe rrëzoi ankimimin ndërkohë që Bashkia e dërgoi ekipin e ndërhyrjes që në orën  4.30 të mëngjesit të së hënës.

Koçi u shpreh se prej tre vitesh nga tërmeti kanë marrë dy raporte, një që e konsideron pallatin pa dëmtime në strukturë dhe tjetri të pabanueshëm e duhet shembur.

Tashmë sot disa nga banorët janë në qiell të hapur, pa bonus qiraje dhe pa një çati mbi kokë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET