KLP mblidhet sot, do të shqyrtojë emërimin e Joni Ketës si drejtues i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
KLP do të mblidhet ditën e sotme, rreth orës 11:00 për të shqyrtuar një propozim të mbërritur nga Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, ku kanë propozuar emrin e Joni Ketës si drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit me një mandat 5-vjeçar.
Joni Keta ka mbajtur detyrën e zëvendës shefit por tashmë pritet të mandatohet zyrtarisht me mandatin e tij të plotë si drejtues i BKH-së.
Ka qenë një garë e zhvilluar me 7 kandidatë të cilët kaluan filtrin e pastërtisë së figurës dhe të gjitha kritereve që u përmbushën nga ato që u paraqitën nga Komisioni i Vlerësimit pranë Prokurorisë së Posaçme.
Sipas pikëzimit rezulton që kandidati që ka grumbulluar më shumë pikë ishte Gentian Ndoj por nga ana e Komisionit të Posaçëm vendosën që emri i Joni Ketës të propozohet për të marrë drejtimin e BKH-së.

