KLGJ refuzon nxjerrjen në pension të gjyqtarin Tomor Kullolli, duhet të përballet me “Vettingun”

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka refuzuar këtë të Mërkurë, 2 qershor kërkesën e gjyqtarit të Elbasanit, Tomor Kullolli, për të lënë vullnetarisht detyrën dhe dalë në pension të parakohshëm.
Kërkesa për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë, është depozituar nga Kullolli, në fillim të muajit shkurt 2021.
Por pa kaluar 1 muaj nga kjo kërkesë, gjyqtari i Elbasanit, Tomor Kullolli ka hequr dorë nga vendimi për tu tërhequr vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë shqiptare.
Në 15 mars 2021, Kullolli paraqet një kërkesë të dytë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke shfaqur vullnetin, që të dalë në pension të parakohshëm dhe jo të largohet plotësisht dhe pa të drejtë page nga sistemi.
Kërkesa e dytë e gjyqtarit Tomor Kullolli, mbështetej në argumentin se në 25 mars 2021, gjyqtari mbushi moshën 61-vjeç dhe sipas tij ligji parashikon për daljen në pension të parakohshëm.
Kjo kërkesë e dytë, për të dalë në pension të parakohshëm, është shqyrtuar pikërisht ditën e sotme nga KLGJ, duke sjellë refuzimin e kërkesës për të dalë në pension të parakohshëm.
Ndërkohë ditën e sotme gjyqtari Kullolli ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku një sërë problemesh me pasurinë dhe konfliktin e interesit u pasqyruan në raportin final.
Kullolli kërkoi shtyrjen e seancës, pasi nuk ishte përgatitur për mbrojtje dhe argumentoi se nuk është njohur zyrtarisht me vendimin e KLGJ-së për refuzimin e kërkesës për daljen në pension të parakohshëm.
Pritet që në datën 7 qershor, KPK-ja të vendosi për shkarkimin e tij nga funksioni i gjyqtarit të Elbasanit.


