Kishte vënë në dispozicion lokalin për lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Kishte vënë në dispozicion lokalin për lojëra fati,

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar i cili kishte vënë lokalin në pronësi të tij në dispozicion për ushtrimin e lojërave të fatit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko.”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

EMISIONET