Kishte ditë që nuk përgjigjej, gjendet i pajetë në banesë një person në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 21:21

Një person është gjendur i vdekur në banesë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Si fillim u raportua se në banesën e tij kishte rënë zjarr, por konstatimeve në vendngjarje forcat zjarrfikëse kanë parë që në banesë nuk ka rënë zjarr
Aty ndodhej një qytetar që sipas dëshmive kishte rreth 3 ditë që nuk përgjigjej, ndërsa zjarrfikësit e gjetën të pajetë.
Kati i parë i pallatit ku ai banonte ndodhet përballë ish-shtëpisë së Pionerit poshtë pallateve te Kapelja.
Efektivat kanë ndërhyrë me prerjen e kangjellave të dritares.

