Kishin grabitur në banesë, qendër masazhi e noteri, arrestohen dy "skifterat" në Tiranë

Kishin grabitur në banesë, qendër masazhi e noteri, arrestohen dy

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Komisariati Nr.2 të akuzuar për disa vjedhje në Tiranë.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Unstoppable" u arretsuan  D. S., 59 vjeç dhe A. C., 51 vjeç, për veprën penale "Vjedhja". 

"Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. S. është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

- Më datë 07.07.2022, në bulevardin "Bajram Curri", dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër masazhi; 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

- Më datë 14.09.2022, në rrugën "Ibrahim Rugova", dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit F. Z.;

- Më datë 17.09.2022, në rrugën "Preng Doda", dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një laptop, në një studio ligjore;

- Më datë 21.09.2022, në rrugën "Ali Kolonja", dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan," njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.

Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se shtetasi A. C. është autor i dy vjedhjeve të ndodhura ditën e djeshme, konkretisht:

"Në afërsi të shkollës "Vasil Shanto" dyshohet se ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit E. G., ndërsa në rrugën "Besim Imami" dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në një kantier ndërtimi," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kishin grabitur në banesë, qendër masazhi e noteri, arrestohen dy

EMISIONET