Kirurgu i mirënjohur turk i kirurgjisë plastike, pjese e spitalit Hygea
Një nga mjeket më të njohur të kirurgjisë plastike & estetike, doctor Tolga Bejdesh tashme është bere pjese e stafit te spitalit Hygeia i cili do te ofroje për pacientet shqiptare një sere shërbimesh ne fushën e kirurgjisë plastike, estetike dhe asaj rikonstruktive.
“Përshëndetje të gjithëve, unë jam dr.Tolga Bejdësh , jam mjek kirurg plastike dhe estetik I specializuar në Universitetin e Ankarasë në Turqi dhe pas kam kryer një specializim për kirurgjinë plastike të gjirit në Mayo (MAJO) Clinic në Amerikë që është ndër Qendrat mjekësore më të suksesshme në Amerikë dhe në botë.
Prej më shumë se 16 viteve, ushtroj profesionin tim në spitalet më në zë në Ankara dhe aktualisht jam i angazhuar, pra ofroj shërbimet e mia si kirurg plastik në Spitalin KORU në Ankara dhe jam në bashkëpunim edhe me Spitale në Stamboll por edhe me Spitale të tjera jashtë Turqisë siç është spitali DOHA në Katar dhe në Azerbajxhan. Parimi im në kirurgjinë që kryej është të bëjmë ndërhyrje të kirurgjisë plastike por që të jenë me rezultate sa më pranë natyrales, pra të jene ne sinkron me fizionominë dhe tiparet e pacientëve.
Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve që kam jashtë Turqisë vjen edhe ky bashkëpunim që kam zgjedhur të bëj edhe me Shqipërinë ku kam zgjedhur pikërisht Spitalin Hygeia për faktin që spitali Hygeia është një spital i nivelit Evropian që të ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për të punuar në mënyrën më komode të mundshme, duke filluar që nga ana strukturore dhe akomodimit, teknologjisë dhe aparaturave mjekësore bashkëkohore që disponon, sallave kirurgjikale modern dhe mbi të gjitha bashkëpunimi me një staf mjekësh profesionistë dhe me eksperiencë të suksesshme që ky Spital ka.”
Për të gjithë te interesuarit per të kryer kirurgji plastike apo procedura estetike me dr. Tolga Beydësh kontaktoni me spitalin Hygea ne numrin 04 23 90 000.

