Kim takon ambasadorin e OSBE: Inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës

Kim takon ambasadorin e OSBE: Inkurajojmë Shqipërinë që

Ambasadorja amerikane,Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, me të cilin diskutoi mbi angazhimin e përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Kim thotë se SHBA inkurajon Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

SHBA është e kënaqur të mbështesë përpjekjet e OSBE-së për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.

EMISIONET