Kim: Jemi krenar për marrëdhëniet tona, shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri

Kim: Jemi krenar për marrëdhëniet tona, shumë biznese

Duke folur në aktivitetin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim tha se është krenare për marrëdhëniet mesa dy vendeve.

Yuri Kim u shpreh se mes dy ekonomive tona duhet të kemi një mjedis të hapur dhe transparent të biznesit për të krijuar një botë mundësish.

Kim: Ne jemi shumë krenarë për të gjitha marrëdhëniet e forta që kemi krijuar. Duam të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet e begatë. Negociatat me BE-në janë një botë mundësish për Shqipërinë. Ne e dimë se mes ekonomisë së Shqipërisë dhe SHBA-së duhet të kemi një mjedis të hapur dhe transparent të biznesit. Më shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri. Tregtia jonë dy palëshe po rritet. Marrëdhëniet tona tregtare janë në nivelin më të lartë të tyren.

EMISIONET