Kikia: Jam pro çdo lloj proteste, por nuk arrihet gjë duke dalë në shesh një herë në muaj
Në “Drejt” nga Luan Rama, analisti Mentor Kikia tha se është pro çdo protestë pavarësisht llojit të saj, teksa shtoi se çdo protestë është politike.
Kikia: Kam një qëndrim pro protestave, pavarësisht përmasës dhe çfarë regjistrojnë në fund si rezultat. Është shumë më e trishtueshme nëse do të ishim inferiorë në raport me atë që ndodh. Prandaj mbështes çdo protestë, edhe me ftesë partie politike.
Çdo protestë është politike, duke pasur frikë dhe një historik të keq nga flirtimi i partive, të cilat në mënyrë të kamufluar shuajnë kauzat qytetare, sa herë ka protesta spontane është një thirrje që nuk duan politikë. Protestat nuk arrijnë gjë me një herë në muaj.
