"Këtu nuk jeton as bagëtia…", familja 6 anëtarëshe në Berat në mjerim dhe errësirë
Në këto mjedise jetojnë 6 anëtarët e familjes Koreci në Berat.
Bashkëshortët dhe katër fëmijët e vegjël jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike.
Ata kanë vetëm një dhomë e cila nuk ka as energji elektrike, e as ujë.
"Një person më ka dhënë një kasolle që jetoj sot. Edhe bagëtia nuk jeton këtu ku po jetoj unë."
Gjithçka bëhet edhe më e vështirë teksa gjithë këtyre problemeve ju shtohen sëmundjet e familjarëve.
Të gjendur në këto kushte ata bëjnë apel për ndihmë nga shteti.
"Jam pa ndihmë ekonomike, nuk kam asnjë të ardhur, jetoj pa drita, pa ujë. I lutem shtetit të më ndihmojë.Nuk kam asnjë të ardhur.Çuni më ra nga pema dhe ka thyer krahun, nuk kam me se ta ndjek. Jam i paaftë për ti ndjekur, që të bëj vetëm udhëtimin në Tiranë."
Çifti i bashkëshortëve thotë se fëmijët e tyre 2-7 vjeç e kanë më të vështirë ta përballojnë këtë jetesë në varfëri ekstreme.







