"Këtë s'e ka bërë as Enveri! Historia se mban mend këtë bllokim" Banorët në protestë për rrugën e Rinasit
Banorët e Rinasit protestojnë kundër bllokimit të rrugës dhe vendimit të ARRSH-së për lëvizjen me një sens me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
“E kam provuar dje nga Vora por është shumë trafik. Nuk është zgjidhje. Më është dashur 1 orë e gjysmë të hyj në shtëpi nëse kalon nga Kashari. Historia nuk e mban mend këtë bllokim rruge. Nuk kanë ku të shkojnë njerëzit. Janë bllokuar 12 km. Mund të bllokosh rrugën me një sens 500 metra por jo 12 km.” thotë një banor.
“Këtë nuk e ka bllokuar as Enver Hoxha. Është katastrofë. As nuk kemi ku të hyjmë dhe as ku të dalim. E kanë bllokuar për interesat e veta. Kjo është katastrofa më e madhe që kanë bërë” thotë banor tjetër.

