"Kërkoni ndjesë!" Komisioni i Sigurisë përfshihet në debate për urimin e Çelës me foton e Enverit, Naço: E kam nxjerrë nga grupi

Komisioni i Sigurisë u përfshi në debat këtë të mërkurë që në nisje të mbledhjes së tij.

Shkak u bë urimi i deputetit socialist Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Çlirimit në grupin e këtij Komisioni.

Salianji: Është në nderin tuaj të distancoheni për fyerjen që i është bërë gjithë shoqërisë por sidomos viktimave të komunizimit dhe diktaturës, një anëtar i këtij komisoni që ka ofenduar gjithë Shqipërinë. Nuk mundet të bëhet sikur nuk ka ndodhur gjë. Kërkohet ndjesë dhe ju duhet të distancoheni. Të diskutojmë këtë pastaj me rendin e ditës. Kërkoni ndjesë njëherë.

Naço: Është anëtar zëvendësues në këtë komision. Kur jam vënë në dijeni për atë komunikim kam dashur të kontaktoj por nuk munda. Tentova të fshij komentet kur nuk i fshiva dot të gjitha e kam nxjerrë nga grupi, të drejtën e administrimit e kam unë. Ka një njoftim nga kreu i grupit parlamentar që do ti nënshtrohet kodit të etikës brenda rregullave, të japë dhe ai gjykimin e tij. Pa dëgjuar dhe atë zotërinë në Komisionit e Etikës nuk mund të gjykoj më shumë.Nëse doni të prishni seancën është e drejta juaj.

Debati i parapriu seancës dëgjimore me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e kërkuar nga opozita lidhur me kriminalitetin në vend.

 

 

EMISIONET