Janë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri për të shuar zjarrin, 2 të arrestuar

Prej të hënës, 28 qershor, kurora me pisha në malin e Tomorit vijon të digjet. Të hënën, dita edhe kur u shfaq vatra e parë e zjarrit, ushtria mbërriti në mal për të ndërhyrë por terreni i vështirë shkëmbor e ka bërë të pamundur shuarjen e flakëve.

Vatra e zjarrit po përhapet në hapësira të tjera të malit. Nga Poliçani  sot ka mbërritur helikopteri i zonave të mbrojtura për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri, si e vetmja mënyrë për të normalizuar situatën.

Helikopteri ka hedhur një sasi uji dhe është kthyer për tu furnizuar me ujë.

Janë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri përJanë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri përJanë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri për

Policia bën me dije se ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar 3 shtetas të tjerë, si autorë të zjarrvënies.

"Falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e zjarrvënies, shtetasit Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan".

Sipas policië, këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyllë me pisha.  

Janë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri për

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Janë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri përJanë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri përJanë djegur 10 ha me pisha në Tomor, ndërhyrje nga ajri për

EMISIONET