Kërkohet "ajka" e maturantëve për degët e Mësuesisë, Rrokaj: Na vijnë me mesatare të ulët
Maturantët që aplikojnë në degët e Mësuesisë kanë një mesatare të ulët.
Ky është shqetësimi që ngriti shefi i Departamentit të Gjuhësisë së Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Shezai Rrokaj, në një forum me gjuhëtarë dhe specialistë të arsimit.
"Nëse në Finlandë vijnë 25% e maturantë me mesatare më të lartë për mësues nuk ka pse në Shqipëri të vijnë 20-25% e maturantëve me mesatare më të ulët".
Pavarësisht numrit të lartë të maturantëve që zgjedhin të vazhdojnë studimet në degën Gjuhë dhe Letërsi, problem mbetet niveli i cilësisë së tyre.
"A na vijnë ne maturantët më të mirë?Jo.Rrallë. Përgjithësisht na vijnë maturantë me një mesatare nga nota 6 te nota 8".
Pedagogët kërkojnë që qeveria të investojë më tepër për arsimin.

