Grabitet kambisti në Durrës, dy persona e morën peng dhe i morën 1 mln lekë

Një kambist është marrë peng dhe është grabitur në Durrës. Hajdutët i kanë marrë kambistit 1 milionë lekë, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar, por nuk është gjetur shuma e parave të cilat u grabitën.

Dy persona në durrës e kanë marrë peng dhe e kanë grabitur një kambist në Durrës.

Mësohet se Vladimir Rusi 63 vjeç është arrestuar së bashku me një person tjetër të panjohur këtë të hënë.

63-vjeçari dhe personi tjetër mësohet se e kanë marrë në makinën e tyre 58 vjeçarin S.H kambist në rrugë, dhe duke e kërcenuar me një thikë në fyt i kanë marrë shumën e 1 milionë lekëve të reja.

Pavarësisht presioneve, kambisit është përpjekur t’u bëjë ballë atyre, por dy personat e dyshuar, e kanë goditur me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit.

Por ai nuk ka mundur tu resitojë grabiotësve dhe u ka dhënë çantën me shumën e konsiderueshme të lekëve.

Pas ngjarjes kambisti ka shkuar për të bërë denoncimin në polici ndërsa pas disa  orësh u arrestua njëri prej grabistësve dhe u sekuestrua makina me të cilën u krye grabitja.

Ende mister mbetet fati i 1 milionë lekëve të marra nga kambisti, dhe është I paidentifikuar autori i dytë i vjedhjes.

EMISIONET