Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen, kapet në Tiranë i dënuari në Itali

Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen, kapet
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ka rënë Elion Pojani, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen". 


Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

EMISIONET