Kelmend, makina e turistëve çekë del nga rruga dhe bie në greminë
Një automjet me turistë ka rënë në një greminë në rrugën e Vuklit në Kelmend.
Ngjarja tek vendi i quajtur "Qeta e Thiut".
Automjeti me 4 turiste çekë ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Kanë qenë banorët vendas ata që i u kanë dhënë ndihmën e parë turistëve.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Vukel-Tamarë, automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjec, ka dalë nga rruga.
Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.
Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.
Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.


