Këlliçi: Veliaj firmosi dhënien e 128 mln eurove te një kompani të hapur vetëm 24 orë më parë

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se inceneratorët janë firmosur në qeverinë Rama.

Ai tha se Erion Veliaj ka firmosur në vitin 2017 një kontratë me një kompani off-shore për 128 milionë euro në një ditë.

Këlliçi: Inceneratorët janë firmosur në qeverinë Rama. Brenda një ditë janë dhënë 128 milionë euro, në 31 gusht në 2017, një kompania që është regjistruar në QKR në 30 gusht 2017. Këtë kontratë e ka firmosur Erion Veliaj, një kompanie që quhet Integrated Energy B.V. off-shore në Holandë.

Kjo kompani holandeze nuk ëhstë aspak holandeze e fshehur guacë pas guacash në kompani off-shore, që pas fshihet një kompani shqiptare me pronar Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Kjo është mega tentativë korruptive që shkon në 800 mln euro në 20 vite.

EMISIONET