Këlliçi: Në 2019 pallati te “Myslym Keta” ishte i banueshëm, u lanë të jetojnë aty 2 vite

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi  foli për situatën e Pallatit te “Myslim Keta”.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë dëshmitar që kanë ardhur inxhinierë në vitin 2019 nga Instituti i Ndërtimit për të bërë konstatime.

Këlliçi: Nuk është pritur vendimi i gjykatës. Kam një shkresë të IMT-së që mban datën 9 dhjetor që të dalin në datën 19 nga shtëpisë. Në datë 13 është vendosur në hyrje të pallatit. Aty thuhet se ky njoftim është në bazë të vendimeve të këshillit bashkiak, pa i cituar se cilat janë.

Ndërkohë që kemi një akt-konstatim në 2019 nga Instituti i Ndërtimit që nuk ka asnjë dëshmitar që ka pasur inxhinier në terren pranë tyre. Ky është një dokument që thotë se është i pabanueshëm. Në një dokument tjetër 3 ditë më pas, banorët thonë se ka një falsifikim firmash. Aty thuhet se godina ka vetëm probleme të vogla. Ndërkohë pas 6 muajsh i njëjti inxhinier e ka shpallur të pabanueshëm, por nga gushti 2022 deri në dhjetor 2022 ata banorët janë lënë të banojnë aty.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET