Këlcyrë, makina përplas këmbësorin, 81-vjeçari përfundon në spital, shoferi në komisariat

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mesditë në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në qytetin e Këlcyrës.
Shtetasi M. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin F. V., 81 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në qytetin e Këlcyrës, shtetasi M. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin F. V., 81 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


