Këlcyrë, goditi një automjet në gjendje të dehur dhe nuk iu bind policisë, prangoset 30-vjeçari

Këlcyrë, goditi një automjet në gjendje të dehur dhe

Një person që drejtonte makinën në gjendje të dehur është prangosur sot në Këlcyrë.

Ky person i moshës 30-vjeçare, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, pasi goditi një mjet tjetër.

“Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë, vihet në pranga 30 vjeçari. Specialistët e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Audi”, ka dal nga rruga dhe ka goditur një godinë private në  Këlcyrë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë.” – njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.

EMISIONET