KED vlerëson 3 kandidaturat për vakancën në Kushtetuese, Gent Ibrahimi merr më shumë pikë

KED vlerëson 3 kandidaturat për vakancën në Kushtetuese,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka publikuar pikët për secilin kandidat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, secilin kandidat ka marrë pikë si më poshtë:

Gent Ibrahimi 88.38 Pikë

Arta Vorpsi 88.22 Pikë

Arta Marku 82.66 Pikë

Tashmë KED do të miratojë listën përfundimtare dhe raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do t’i dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit.

Aty do të përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.

EMISIONET