Keci i pret rrugën makinës në Lushnje, shoferi frenon dhe përplaset me një mjet tjetër, shpëton për mrekulli familja

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lushnje - Fier, ku për mrekulli  nuk ka asnjë të viktimë, për pos dëmeve materiale.

Shoferi i makinës  tip Toyota Corola ka frenuar pasi i ka dalë para një kec dhe si pasojë është përplasur me një mjet tjetër tip Ford, i cili vinte nga korsia e shpejtësisë.

Mësohet se në makinën Toyota Corola ndodhej një familje prej pesë pjesëtarësh. Aksidenti ka shkaktuar 2 kilometra radhë në vendin e quajtur 'pushimi i shoferit' në autostradë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet  e aksidentit.

EMISIONET