Kazanët ngushtojnë rrugën në Tiranë, qytetarët: Duke tentuar t’i devijojmë rrezikojmë aksidente
Kazanët për grumbullimin e mbetjeve janë vendosur brenda hapësirës së rrugës në disa zona të Tiranës duke ndikuar kështu në shtimin e trafikut, por njëkohësisht mund të kthehen edhe në burim aksidentesh. Drejtuesit e mjeteve shprehen se është i nevojshëm spostimi i tyre, ose krijimi i hapësirës përkatëse.
Vendosja e koshave të plehrave në krahun e rrugës dhe korsisë së shpejtësisë sipas drejtuesve të mjeteve është e patolerushem pasi mund të jenë burim aksidentesh.
“Duhet të ishte bërë apostafat një xhep që mos pengojnë makinat, sepse janë pak si burim aksidentesh.”
“Nuk duhet të ishin në mes të rrugës. Më mirë të mos ishin aty.”
Të njëjtin problem shfaqin edhe drejtuesit e motoçikletave, sipas të cilëve në trafikun e rënduar duhet të jenë të kujdesshëm që t’i shmangnin.
“Nuk duhen lënë aty mes rrugës, sepse mund të ketë ndonjë motor aty. Jam 12 orë në punë dhe jam gjithë kohës në punë. Ato koshat prishin punë.”
Banorët që jetojnë në këtë zonë u duhet të kalojnë çdo ditë në mes të rrugës sa herë duan të hedhin një qese me mbeturina.
Rreziku për tu aksidentuar mbetet prezentë, por pavarësisht këtyre elementëve nuk është marrë masë për spostimin e tyre.



