Katër "skifterë në kafaz", kapen hajdutë me famë “ndërkombëtare” dhe dy të rrugës

Plot 23 vjedhje në tre vite të provuara vetëm në Gjermani.

Të ardhurat që përfitonte 30 vjecari Andrea Lezi i kishte sjellë në Durrës, ku këtë të enjte (2 qershor 2022) u vu në pranga

Autoritetet gjermane kishin arritur ti gjejnë gjurmë dhe i kishin dokumentuar veprimtarinë.

Bashkëpunëtorin e burgosën 4 vite në gjermani, ndërsa dosja e Andrea Lezit u erdhi homologëve shqiptarë.

Mbi bazë të saj Gjykata e Durrësit që në qershorin e vitit të kaluar kishte caktuar për të masën e “arrestit me burg”për 30 vjeçarin.

Policisë iu desh një vit për ta lokalizuar dhe vënë në pranga dhe për ta nxjerrë para drejtësisë që e akuzon për vjedhje dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". 

Një tjetër skifter në kërkim ndërkombëtar u kap në Shkodër.

Kastriot Koromani, nga Murriqani, dyshohet se është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. 

43 vjeçari u arrestua në lokalin e fshatit pistoletë, një krehër dhe disa fishekë në brez.

Policia e Shkodrës thotë se po punon me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale  dhe identifikimin e kapjen e bashkëpunëtorëve. 

Vjedhja mbetet vepra penale më përhapur por veprimtaria e tyre ka prekur edhe vende të pazakonta!

Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës për shkak se akuzohet për vjedhje në varreza.

Ndërsa një 25 vjecar në Berat u arrestua pasi i vodhi me forcë në rrugë një gruaje paratë dhe një celular.

Katër "skifterë në kafaz", kapen hajdutë me

EMISIONET