Karanxha: Një nga gabimet e Reformës në Drejtësi, zgjedhja e njerëzve që nuk plotësojnë kriteret

Ish-prokurori, Ervin Karanxha i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se një nga gabimet e Reformës në Drejtësi është zgjedhja e njerëzve që nuk plotësojnë kriteret.

Karanxha: Unë që kur kam qenë edhe në procesin e Vettingut, që në fillim kam kërkuar përjashtimin e personave që ishin ngarkuar për gjykimin tim.

Sepse ata nuk plotësonin kriteret e parashikuara me ligj për të qenë aty.

Pa i përmend me emra, një nga anëtarët kishte ngelur në klasë.

Shkollën nga 4 vjet që la qenë po të keni parasysh, shkolla ishte 5 vjet.

Një tjetër ishte juriste që ishte marrë me ujësjellsat dhe hidrocentralin e Banjës.

Pra pa i fyer edhe juristët por po të merresh me hidrocentralin e Banjës, të merresh me rrjetet e ujërave, të merresh me punëtorët nuk ke lidhje me sistemin e drejtësisë.

Edhe personi tjetër që në shkallë të parë kishte konkuruar për shkollën e Magjistraturës dhe kishte marrë 85 pikë nga 500 të mundshme.

Unë nuk kam pranuar të shqyrtohem nga këto persona.

Një nga gabimet e Reformës në Drejtësi është zgjedhja e njerëzve që nuk plotësojnë kriteret.

 

EMISIONET