Kapet me doza k*nabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Kuçovë

Një 48-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Kuçovë, pasi është kapur në flagrancë me doza kanabisi gati për shitje.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.Xh., i kishte fshehur dozat më lëndë narkotike në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”.
Njoftimi:
“U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.
Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.
Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

