"Trafikimi i skulpturave" arrestohet shqiptari nga Kosova në Portin e Durrësit, do ti çonte në Itali

"Trafikimi i skulpturave" arrestohet shqiptari nga Kosova në
Foto ilustruese

Një 32 vjeçar nga Kosova, u arrestua në portin e Durrësit me shtatë skulptura që dyshohet se do trafikoheshin, drejt Italisë.

Burimet zyrtare thanë se shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Vladimir Bardhi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte ky shtetas, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 vepra arti (skulptura) për të cilat 32-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.

Për këtë arësye specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera".

Grupi i hetimit ka nisur verifikimet për pronësinë dhe origjinën e sklupturave të sekuestruara.

 

EMISIONET