Efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë, u mbajt disa ditë nën mbikqyrje

Një efektiv i forcave RENEA është arrestuar nga policia e shtetit, pasi është kapur me një kilogram e 88 gram lëndë narkotike e llojit kokainë.

Finalizimi i operacionit të koduar "Baron" çoi në pranga Xhulio Liçin dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Ded Nimani dhe Luan Gaçi.

Mësohet se arrestimi erdhi pas SHÇBA kishte informacione për veprimtarinë e paligjshme të efektivit të RENEA-s dhe prej disa ditësh e kishte vënë nën mbikqyrje.

"U vunë në pranga shtetasit L.G, 43 vjeç, banues në Vorë, XH.L, 28 vjeç (punonjës policie)  banues në Fier dhe D.N, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë se shtetasit D.N dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin  merreshin me veprimtari kriminale  në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë,  dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim" njoftoi policia.

Kapja e tyre është bërë në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit. Efekti i RENEA-s Liçi dhe shtetasi Ded Nimani janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi me një pako lëndë narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i  kaluan Prokurorisë  së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë, u mbajt disa ditë nën
Ded Nimani
Efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë, u mbajt disa ditë nën
Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi

EMISIONET