Kapet gomonia me 15 klandestinë në portin e Vlorës, dyshohet se janë sirianë

Pesëmbëdhjetë klandestinë janë kapur disa milje larg portit te Vlorës në tentativën për tu larguar drejt Italisë dhe vendeve të BE-së.

Policia ka ndaluar gomonen me klandestinë disa milje larg bregut të detit. Ata pritet të merren në pyetje në komisariatin e Vlorës.

Klandestinët në foto ndodhen tek Gjiri i Bristanit. Ata janë kapur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm nga Delta Forcë dhe dyshohet se janë shtetas sirianë.

Kapet gomonia me 15 klandestinë në portin e Vlorës, dyshohet se
Emigrantët e kapur sot në Vlorë

Mendohet se një gomone i ka çuar klandestinët tek Gjiri i Bristanit. Drejtuesi i gomones i ka lënë të prisnin deri ku të errësohej, për t'i transportuar  më pas drejtë Italisë.

Dyshohet se klandestinët kanë ecur në këmbë nga mali deri tek Gjiri i Bristanit.

Kapet gomonia me 15 klandestinë në portin e Vlorës, dyshohet se
Emigrantët e kapur sot në Vlorë
Kapet gomonia me 15 klandestinë në portin e Vlorës, dyshohet se
Emigrantët e kapur sot në Vlorë

Emigrantët e kapur sot në Vlorë

EMISIONET