“Kapacitetet janë të madha”, Buxhuku: Nëse sistemi energjetik menaxhohet, përballojmë krizën më mirë se Gjermania

Gjergj Buxhuku, Administrator i Kofindustrisë në një intervistë në RTV ORA me gazetaren besmira Pelushaj foli rreth krizs energjetike me të cilën u duhet të përballen qytetarët shqiptarë.

Sipas Buxhukut problemi i energjisë shqetëson të gjith qytetarët shqiptar dhe sipas tij që të zbuten pasojat duhet të kalohet te fasha 1000KW/H.

Gjergj Buxhuku: Problemi i energjisë elektrike është një nga shtyllat ku është i shqetësuar biznesi shqiptar, familja dhe gjithë qytetarët. Ne si Kofindustri duke pasur parasysh statistikat ku rezulton së nëse zbatohet fasha me 800KË/H numri i familjeve që preken është më i madhe se ç’thuhet, te 13%, propozimi është që në mënyrë që të zbuten pasojat të kalohet te fasha 1000KW/H.

Madje Buxhuku fajin për krizën nuk e sheh nga jashtë vendit por si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.

Gjergj Buxhuku: Rezervat energjetike shqiptare varen nga shiu. Kryesorja është mirëmenaxhimi i sistemit energjetik. Problemi është që sistemi energjetik shqiptar nëse do të menaxhohej siç duhej në kushte normale i kishte mundësitë ta përballonim krizën më mirë se Gjermania. Në 2021 me ato reshje që ranë Shqipëria ka prodhuar 6.5 % më shumë energji elektrike nga se konsumonim ne. është thuajse e pavarur nga kriza botërore.

“Sot kapacitetet e instaluara janë më të madha se ç’konsumojmë. Duhet dhe elementi i shiut. Pra prodhuam 6.5 % më shumë energji elektrike nga se konsumonim ne dhe në fund të vitit kalim në krizë. Këtu ngrihet pikëpyetja si menaxhohet sistemi. Shitet lirë dhe blihet shtrenjtë.”, shprehet ai.  

EMISIONET