Kaos në Vorë-Fushë Krujë, radha e makinave arrin disa km policia nuk “gjendet”

Kaos e trafik u shënua në rrugën nacionale Vorë Fushë Krujë gjatë pasdites.

Siç tregojnë pamjet, radha e makina arriti deri në disa kilometrat.

Më problematike situata ishte në korsinë nga Vora drejt Fushë Krujës.

Shoferëve iu deshën më shumë se një orë e gjysmë për të përshkuar rreth 12 km rrugë.

Parakalimet e gabuara, shtimi i fluksit të lëvizjes dhe hyrja vetëm me dy korsi në superstradën Fushë-Kruje-Thumanë, janë shkaqet e kësaj situate.

Në mes të kësaj situate, ra në sy mungesa e patrullave nga policia e Tiranës apo Krujës për disiplinimin e trafikut.

EMISIONET