Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, trafiku kilometrik detyron shoferët të fikin mjetet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 15:18
Rritja e temperaturave dhe sezoni veror ka risjellë një problematikë tashmë të përvitshme, trafikun kaotik në disa akse kryesore.
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar sot nga një trafik kilometrik duke detyruar shoferët e mjeteve të fikin makinat e tyre.
Si të mos mjaftonin temperaturat e larta, pushuesit do të duhet t përballen dhe me një trafik të rënduar nëse zgjedhin të kalojnë fundjavën në bregdet.
