Kantier i ri për Pavarësi, Rama: Me 28 Nëntor nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës

Një ditë pas nisjes së punimeve në tunelin e Llogarasë, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se me 28 nëntor, ditën e pavarësisë, do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama: Me 28 nëntor nisim aeroportin e Vlorës dhe ftoj deputetë e Vlorës të na bashkohen në hapjen e kantierit pa dallim PS apo PD sepse është një ngjarje e rëndësishme dhe fundi i një kalvari të gjatë për arsye që nuk vareshin nga ne. Po ashtui brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës, një investim që do ta çojë në një nivel tjetër këtë kuadër që fola. Do të kemi jo vetëm turistin me të ardhura të ulëta dhe të mesme por edhe turistin me të ardhura të larta.Sikundër uroj që ta përfundojmë edhe lidhjen e kontratës për portin turistik të Durrësit brenda vitit dhe edhe aty të mund të ngrihet kantieri për fazën e parë. Në Sarandë puna për portin e ri ka filluar dhe gara ndërkombëtare për aeroportin turistik është e hapur.

Deklaratat Rama i bëri në Kuvend gjatë prezantimit të pr/buxhetit 2022.

 

EMISIONET