Kandidat për Avokat i Popullit, Altin Goxhaj dorëzon 38 firma të deputetëve, për Ora News tregon kush e mbështeti
Avokati Altin Goxhaj, ka treguar se ka dorëzuar 38 firma nga deputetët për të kandiduar si Avokat i Popullit.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Goxhaj tha se është mbështetur nga të gjitha partitë politike, ndërkohë ka firmosur dhe Sali Berisha, Xhelal Mziu, Tomor Alizoti dhe Dashamir Shehu.
Altin Goxhaj: Sot dorëzova 38 firma. Nga 28 ë kërkuara kisha 38. Më kanë mbështetur të gjithë llojet e deputetëve, edhe Berisha vetë . Më kanë mbështetur Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti. Më kanë mbështetur dhe partitë e tjera, LSI, PR Dash Shehu. Ishte hera e parë që nga shtatori që opozita ka gjetur një të përbashkët dhe janë sjellë pozitiv me kandidaturën time.

