Kanali i ujërave të larta në Durrës vatër infeksioni, që rrezikon fëmijët

Kanali i ujërave të larta në lagjen 15 të Durrësit është kthyer në një problem serioz për banorët. Situata më shqetësuese bëhet në ditët me shi, teksa uji nuk ka një rrjedhë nga të shkojë.

"Nuk ka puseta fare. Ndërmarrja Komunale e Gjelbërimit nuk vjen me i pastruar por taksat na i marrin."

Banorët tregojnë se kanali ndodhet pranë shkollës “Demokracia” duke mos fshehur edhe frikën që kanë për fëmijët.

Ata shprehen se janë ankuar disa herë në Bashkinë e Durrësit, por reagimet kanë munguar ndaj kanë një kërkesë për kryebashkiaken Emiriana Sako.

"I bëj thirrje kryetares të vijë të verifikojë të marrë masat" thone banorët.

Zona e Spitallës në Durrës mbetet një ndër më problematiket edhe sa i përket infrastrukturës, por nevoja për ndërhyrje në këtë kanal mbetet emergjente.

Kanali i ujërave të larta në Durrës vatër infeksioni,

Kanali i ujërave të larta në Durrës vatër infeksioni,

EMISIONET