Kamëz, 900 fëmijë mbeten pa shkollë, asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit

Erisa Xhixho dhe Endrit Braimllari kanë qenë sot në Kamëz ku kanë denoncuar mosfillimin e vitit të ri shkollor në shkollën “Ibrahim Basha”.
Në këtë shkollë është nxjerrë njoftimi në faqen e Facebook se punimet do të vijonin prej 6 muajsh, por deri më tani nuk është bërë asgjë.
Banorët e zonës kanë bërë një peticion ku kanë kërkuar zgjidhjen e situatës por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.
“E vetmja zonë që jemi pa çerdhe, pa qendër shëndetësore, pa shkollë.”
“Prej datës 22 mars 2022 mbi 900 nxënës të shkollës “Ibrahim Basha” janë shpërndarë nëpër shkolla të bathores. Drejtoria e shkollës përmes një informacioni përmes Facebook thotë se bashkia do të kryejë rikonstruksion në këtë shkollë. U bënë 6 muaj që shkolla është shkatërruar dhe nuk ka asnjë informacion. Prindërit kanë ndërtuar një peticion ku kërkojnë zgjidhjen e situatës.”
Deputetja Xhixho ka kërkuar përgjigje nga ana e ministrisë.
Erisa Xhixho: 900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës. Nuk ka asnjë gjurmë të askujt që punon në këtë shkollë, nuk ka tabelë se kur fillojnë e përfundojnë punimet. Peticioni i këtyre banorëve që kanë të drejtën të arsimohen nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Koha për llogaridhënie ka ardhur. Ministrja Kushi të japër llogari se çfarë ndodh me këtë shkollë.
